Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Petraeus: Shqipëria kontribues kyç e partner i çmueshëm në Afganistan
English

Petraeus: Shqipëria kontribues kyç e partner i çmueshëm në Afganistan

Kabul, 1 dhjetor, NOA – “Shqipëria dhe populli shqiptar i ka dhënë një kontribut të pamasë Afganistanit”.

Me këto fjalë u është drejtuar trupave ushtarakë shqiptarë, Gjenerali David Hoëell Petraeus, me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë, kur trupat shqiptarë e kishin ftuar në një ceremoni të organizuar enkas për këtë festë kombëtare.

Komandant i Forcës së Mbështetjes Ndërkombëtare të Sigurisë, njëherësh Komandant i Forcës së SHBA-ve në Afganistan, gjenerali Petraeus theksoi se “Nuk është hera e parë që kam punuar me shqiptarët, por gjithmonë mbetem kaq i habitur me shpirtin e tyre luftarak”.

“Në vitet 2003-2004, pata privilegjin të kem ushtarë shqiptarë si pjesë e Divizionit Ajror 101 në veri të Irakut, dhe më vonë, si pjese e Forcës Ndërkombëtare-Irak. Kjo më bën, besoj, Komandantin e vetëm të NATO-s të ketë dyfish privilegjin të ketë trupat shqiptarë nën komandën e tij në luftë – dhe me të vërtetë ka qenë një nder”, vlerësoi Petraeus.

Ai i falenderoi sakaq trupat shqiptare të drejtuara nga nënkolonel, Perlati në festimet për ditën e Flamurit të kombit shqiptar.

Ai theksoi se “Prej korrikut 2003, Shqipëria ka qenë një anëtar i rëndësishëm i Koalicionit dhe sot ju prezantoni me krenari vendin tuaj. Mes radhëve tona ka 300 trupa shqiptare, profesionistë të përgatitur dhe të pëkushtuar që po japin një impakt të fuqishëm në këtë vend”.

Gjenerali Petraeus vlerësoi trupat shqiptare të këmësorisë në Kandahar, një nga zonat më të vështira të Afganistanit, të cilët sipas tij po ushtrojnë në mënyre të admirueshme detyrën.

Petraeus risolli në vëmendje se nga fillimi i misionit kryesor të NATO-s në Afganistan Shqipëria ka qenë një kontribues kyç dhe një partner i çmueshëm.

Ai i përgëzoi trupat shqiptare për përkushtimin, profesionalizmin tuaj, dhe sakrificën e tyre për arritjet e partnerëve afganë.

“Ne të gjithë jemi, sigurisht, në mes të një beteje të fortë, dhe rruga përpara do të vazhdojë të jetë e vështirë. Por, përmasat e detyrës sonë përputhen më së miri me përkushtimin e vendeve të ISAF si Shqipëria, dhe kurajos së trupave të saj, që misioni ynë të jetë i mundur”, tha gjenerali amerikan David Petraeus.

mit/NOA
KOMENTE