Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet zyrtarisht mbi ngjarjen e dhunshme në mjediset e QSUT
English

Policia flet zyrtarisht mbi ngjarjen e dhunshme në mjediset e QSUT

Tiranë, 01 Dhjetor 2010 NOA - Goditja e mjekut në QSUT erdhi nga tronditja për vdekjen e babait dhe autori i dyshuar do të procedohet penalisht. Por policia konfirmon se hetime po kryhen edhe për shkaqet e vdekjes së të ndjerit. Pohimet i bëri sonte zyrtarisht Policia e Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12.40 të ditës së sotme. Në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është marrë informacion se në Repartin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndodhur një konflikt ndërmjet një pacienti dhe stafit mjekësor.

Për në Qendrën Spitalore, shkuan shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, Specialistë të Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë.

Shërbimet e Policisë, konstatuan se Robert Rama 25 vjeç, i tronditur nga vdekja e babait të tij, Vladimir Selim Rama, 57 vjeç, ka fyer dhe goditur për shkak të detyrës një nga mjekët e Repartit të Kardiokirurgjisë.

Forcat e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, shtetasin Robert Rama si dhe kanë marrë kallëzim personelit mjekësor në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Po kështu, nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Mjekësinë Ligjore dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme proçeduriale, për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së shtetasit Vladimir Selim Rama, 57 vjeç, i cili ka qenë pacient në Repartin e Kardiokirurgjisë.

Materialet hetimore të përpiluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Robert Rama për konsumim të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, vepër e cila parashikohet nga neni 237 të Kodit Penal.

e.r/NOA

KOMENTE