Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Si këto përmbytje nuk kemi parë ndonjëherë, shteti është në këmbë
English

Topalli: Si këto përmbytje nuk kemi parë ndonjëherë, shteti është në këmbë

Shkodër, 1 dhjetor, NOA – Ndërsa përmbytjet në veri të vendit po përshkallëzohen gjithnjë e më shumë duke bërë që uji të vërshojë edhe në qytetin e Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka inspektuar sot zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës i ka bërë thirrje banorëve të lënë shtëpitë e të evakuohen sa më shpejt, pasi përmbytjet do të vijojnë për shkak të reshjeve të dendura që priten të vazhdojnë deri të shtunën.

“Unë, njerëzisht, i kërkoj çdo banori të zonës së NënShkodrës të largohen nga zonat e përmbytura. Ata kanë mbështetjen e ushtrisë; të shfrytëzojnë këtë mbështetje për të larguar fëmijët dhe veten. Shkalla e mobilizimit dhe e përgjegjësisë është e nivelit më të lartë”, apeloi kryetarja e Kuvendit nga Shkodra.

Kryeparlamentarja Topalli në prononcimin e saj për mediat nga qyteti i Shkodrës informoi se “Deri tani janë të evakuara mbi 240 familje nga Velipoja, Bushati, Dajçi, nga Oboti, nga Ana e Malit. Ndërkohë janë strehuar 200 fëmijë romë, të vegjël në një kamping që është ndërtuar për ta në Rrenzë. Varkat janë në dispozicion në Obot. Janë 1900 shtëpi të rrethuara nga uji; unë i kërkoj atyre që një minutë e më parë të largohen. Ata kanë mbështetjen e ushtrisë dhe të shfrytëzojnë këtë mbështetje për të larguar fëmijët dhe veten”, tha ajo.

Zonja Topalli theksoi se situata në qytetin e Shkodrës është tejet e rënduar, pasi aty bie shi pa pushim prej dy muajsh.

“Jemi në kushtet e fryrjes së liqenit të Shkodrës si asnjëherë tjetër edhe në krahasim me një vit më parë. Jemi në kushtet e çmendurive të lumenjve, që rrethojnë qytetin e Shkodrës. As një qytet tjetër, asnjë pjesë e rajonit të Ballkanit si pjesa e Shkodrës nuk është e vendosur në mënyrë të tillë, që të gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit të derdhen në këtë pjesë të basenit të Shkodrës. Këtu kam parasysh duke filluar nga lumi i Moraçës, lumi i Semit, i Përroit të Thatë, i Gjadrit, i Valbonës, lumi i Bunës, Drinit, dhe fryrja shumë e madhe e liqenit të Shkodrës”, tha zonja Topalli.

Pasi inspektoi që në orët e para të paradites së sotme zonat e përmbytura të Shkodrës, harkun e Bërdicës, hyrjen e qytetit Shkodrës si dhe fshatrat e prekura nga përmbytjet, malin e Jushit, Bishtin e Jukës, fshatin Trush etj, ku po evakuohen shumë familje dhe bagëti, kryeparlamentarja Topalli duke qenë se vjen nga qyteti i Shkodrës, risolli në vëmendje se situata të tilla përmbytjesh janë të njohura tashmë nga shkodranët, për të cilat ata janë të përgatitur pasi historia e këtij qyteti është një histori e një baseni ku shkarkohen të gjitha ujërat e Ballkanit.

“Kemi një situatë ku lumenjtë janë çmendur, janë tërbuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më përpara ajo që po ndodh, kemi dy muaj që bie shi pa pushim, ndërsa vijon pa pushim rrjedhja dhe derdhja e lumenjve më të egër. Detyra jonë është për ta përballuar të gjithë bashkë.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës është duke bashkëpunuar me të gjithë kryetarët e rajoneve për të ndihmuar zonat në vështirësi”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit.

Në këtë kontekst kryetarja e Kuvendit bëri me dije se tashmë është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, që sipas Topallit do të thotë se shkalla e mobilizimit dhe e përgjegjësisë është e nivelit më të lartë.

“Shteti është në këmbë për të mbështetur me të gjitha nevojat familjet në vështirësi, në komunat në vështirësi”, theksoi Topalli.

Kam komunikuar me të gjithë kryetarët e komunave, që nga ai i Bushatit, Vermoshit, të Rrëzës së Malit dhe me ata të Obotit dhe të gjitha zonave që janë në vështirësi. Ata janë të gjithë non stop në punë, të gjithë drejtorët janë non stop në punë. Unë kërkoj dhe bashkëpunimin juaj, përfaqësuesve të medias për të mos krijuar panik, dhe për ta parë me ndjenjë të fortë përgjegjësie situatën.

Kryetarja e Kuvendit u takua me kryetarët e komunave Dajç, Bërdicë, Ana e Malit dhe bisedoi për gjendjen e krijuar, masat për përballimin e saj dhe për evakuimin sa më parë të banorëve të këtyre komunave.

Ajo ka falenderuar pushtetin lokal, për punën që ata po bëjnë natë e ditë, ndërsa theksoi se shkarkimet do të vazhdojnë e për këtë duhet të mbrohemi nga më e keqja.

mit/NOA

KOMENTE