Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau në Shkodër me thikë, ekstradohet nga Milano 21-vjeçari Astrit Barsaku
English

Vrau në Shkodër me thikë, ekstradohet nga Milano 21-vjeçari Astrit Barsaku

Tiranë, 01 dhjetor 2010/ NOA - Vrau në Shkodër me thikë, ekstradohet nga Milano 21-vjeçari Astrit Barsaku. Ky ekstradim u krye nga Milano ditën e sotme, rreth orës 17:30, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Astrit Bahri Barsaku, 21 vjeç, lindur në Shkodër ka marrë në mungesë nga gjykata e Rrethit Shkodër, më 9 shtator 2008, masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kjo masë erdhi pasi ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjahut ”.

Astrit Barsaku, më 14 gusht 2008, rreth orës 22:30, në fshatin Oblikë, komuna Ana e Malit, Shkodër, ka goditur me armë të ftohtë shtetasin Bruno Logu, i cili pasi është dërguar në spital ka vdekur si pasojë e goditjeve të marra.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është Astrit Barsaku, bëri zyrtarisht të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më 5 qershor 2009, u bë i mundur arrestimi i tij në Milano me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Astrit Barsaku i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Barsaku prej kohesh ishte ne kerkim edhe nga Interpoli qe ne faqen e tij kishte publikuar te dhenat e tij por me foto te munguar.

r.b/NOA

KOMENTE