Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al Kaeda, publikohen fotot e dy liderëve të rinj
English

Al Kaeda, publikohen fotot e dy liderëve të rinj

SHBA, 2 dhjetor NOA - Lajme të rëndësishme në luftën ndaj Al-Kaedës. Hetuesit, falë bashkëpunimit me një terrorist të arrestuar në ditët e fundit, arritën të kenë fytyrat e dy personave më të rrezikshëm që janë në kërkim.

Emrat e dy liderëve të “Shtetit Islamik të Irakut” janë Ebu Bekr el-Baghdadi dhe krahun i djathtë i tij, Naser Lidin Allah el-Suleiman. Fotot e të dyve janë publikuar nga faqja e internetit “Al Sumaria News”. Emri i tyre është lidhur me fytyrën falë ndihmës së dhënë nga i ashtuquajturi “ministri” i Al Kaedës, Hazir Abdel Razzaq el-Zawi, i cili u arrestua javën e kaluar gjatë një kontrolli në Anbar-al. Al-Zaëi, i cili është kushëri i Abu Omar, ish-lider i shtetit islamik i vrarë gjatë muajit prill në një sulm pranë Tikritit, zbuloi se pas grupit terrorist realisht fshihet Awad Ibrahim al-Samarrai dhe pas al-Naser Lidin Allah Sileiman fshihet Numan Salman Mansour al-Zaidi.
Të dy liderët e tanishëm të grupit terrorist përgjegjës për sulme të shumta, duke përfshirë edhe një kundër Kishës së Bagdadit, ishin rekrutuar nga Al-Kaeda, ndërsa ata ishin në burgun Buka në Basra nga një tjetër i burgosur, i cili atëherë ishte një udhëheqës i grupit.

r.b/NOA

KOMENTE