Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtoria e Burgjeve flet për arratisjen: Markaj u hodh nga muri rrethues i burgut
English

Drejtoria e Burgjeve flet për arratisjen: Markaj u hodh nga muri rrethues i burgut

Tiranë, 2 dhjetor, NOA - Ajet Markaj, personi më i kërkuar gjatë orëve të fundit në Shqipëri, është arratisur gjatë kohës që ka dalë për ajrim. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arratisjen e bujshme duke dhënë dhe detajet e ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Markaj është arratisur në momentin që shokët e tij të qelisë kanë qenë duke luajtur futboll. Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së oficerëve të policisë, ai është larguar duke u ngjitu në murin rrethues. Pamjet e arratisjes janë regjistruar nga kamerat e burgut.

“Markaj, ka mundur të largohet gjatë kohës së ajrimit. Sipas shërbimit të kamerave të IEVP, Markaj është hedhur nga muri rrethues. Në kohën e ajrimit të sektorit 3, në momentin që shokët e tij po luanin futboll, është ngjitur në murin rrethues të këtyre ambienteve dhe me gjithë përpjekjet e policit të shërbimit për ta penguar, ka mundur të kapërcejë murin dhe të arratiset nga paraburgimi”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:46. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se pas sinjalizimit për arratisjen janë lajmëruar organet kompetente, të cilët janë vënë në ndjekje të personit.

Ajet Rexhep Markaj ka lindur më 24.4.1990 në Kukës, me vendbanim në Paskuqan.

Ai është arrestuar më 17.09.2010 për veprën penale të vjedhjes me armë, mbetur në tentativë dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake.

a.k/NOA

LEXONI SI U LIRUAN TE ARRESTUARIT BUJSHEM

KOMENTE