Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami: Banorët të bashkëpunojnë për një evakuim të shpejtë dhe pa rrezik
English

Imami: Banorët të bashkëpunojnë për një evakuim të shpejtë dhe pa rrezik

Shkodër, 2 dhjetor, NOA - Situata në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij ka vijuar të rëndohet gjatë orëve të natës së sotme, ku uji i lumit Drin ka rritur prurjet duke krijuar vështirësi dhe rrezik për banorët.

Ndërkohë, Shtabi Emergjencës vazhdon pa ndërprerje punën për evakuimin e banorëve dhe pasurisë së tyre, si edhe për frenimin e përmbytjeve në të gjitha ato raste që është e mundur, teksa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha në cilësinë e Kryetarit Ndërministror për situatën e Emergjencave Civile në Shkodër, kanë ndjekur nga pranë hap pas hapi situatën.

“Të kushtëzuar nga situata në të cilën ndodhet vendi dhe kryesisht zona veriore e Shqipërisë, ju kërkojmë që të bashkëpunoni me ne për të bërë të mundur evakuimin tuaj në një kohë sa më të shpejtë.

Duke na dhënë mundësinë e evakuimit do të kemi mundësi t’ju ndihmojmë shumë më tepër sesa po të mbeteni në zonat e mbuluara nga uji. Vështirësitë dhe kostot janë shumë më të mëdha nëse nuk bashkëpunoni. Nëse do të qëndroni në shtëpitë tuaja, rrezikoni jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë”, nënvizoi ndër të tjera Imami.

Një apel të veçantë ministri i Mbrojtjes u drejtoi banorëve të komunave Bushat dhe Velipojë, pasi në këto zona uji po afrohet gjithmonë e më kërcënueshëm.

“Nëse deri tani banorët e këtyre komunave nuk janë në rrezik, me këtë dekurs të reshjeve dhe të situatës nesër ose pasnesër mund të ndodhen në të njëjtin presion si banorët e fshatrave, të cilët janë mbuluar tashmë nga uji. Është e arsyeshme që këto familje ta zgjidhin problemin sot e jo nesër kur mund të jetë tepër vonë”, ka theksuar ministri Imami.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes foli edhe për punën e forcave të ushtrisë dhe mjetet e vëna në dispozicion për evakuimin e banorëve.

“Duke nisur nga mbrëmja e së martës gjatë ditës së sotme, sikurse i kam bërë me dije edhe prefektit, kemi evakuar gati 1000 banorë. Po kështu është evakuar shumë gjë e gjallë, ndërsa puna ka vijuar paralelisht edhe për mbushjen e thasëve, të cilat shërbejnë për argjinaturat. Aktualisht kemi në terren 10 makina, të cilat po punojnë për ngritjen e këtyre argjinaturave dhe për punimet e tjera të nevojshme në këto momente. Kemi gati 30 mjete të larta të cilat janë vendosur në dispozicion të qytetarëve për lëvizjen e tyre. Mund të them se kapacitetet tona me mjete logjistike në dispozicion të banorëve të rrezikuar po vazhdojnë të rriten. Kemi sjellë një kompani komando e përgatitur dhe e trajnuar posaçërisht për situata të tilla e po kështu edhe një grup të forcave speciale, që kanë në dispozicion një skaf me kapacitet të fuqishëm, i përdorur edhe gjatë emergjencave të vitit që shkoi. Një grup polumbarësh është në gatishmëri të plotë për çdo rast, si dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme, me qëllim përballimin e rrethane, edhe në pragun e një fatkeqësie për ndonjë familje. Po kështu është e gatshme baza ajrore, e cila nesër në mëngjes do të instalohet në stadiumin e qytetit e do të jetë e gatshme për evakuime”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE