Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia: Opozita shqiptare, rrezikon regjistrimin e popullsisë
English

Maqedonia: Opozita shqiptare, rrezikon regjistrimin e popullsisë

Shkup, 2 dhjetor, NOA - Kundërshtimet e spektrit opozitar shqiptar lidhur me regjistrimin e popullsisë mund të vendosin në pikëpyetje zbatimin e këtij procesi që do të zhvillohet në prill të vitit 2011.

Partitë opozitare shqiptare njëzëri kanë shprehur kundërshtimet lidhur me miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë nga ana e partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE, BDI dhe komunitetet tjera pakicë.

BDI theksoi se ligji i miratuar garanton një proces të organizuar dhe me përfaqësim të nevojshëm edhe të shqiptarëve por edhe të monitoruesve ndërkombëtar si Eurostat- zyra e BE-së për statistika.

Partitë shqiptare të opozitës si PDSH, DR, BDSH, PPD janë shprehur kundër ligjit të miratuar dhe periudhës së caktuar të regjistrimit gjatë muajit prill, pasi që sipas shumicës së tyre mund të ndodhë përjashtimi i diasporës shqiptare.

Gjithashtu një problematikë e ngritur është edhe mospërfaqësimi i shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikave dhe kryesisht në zyrat rajonale të këtij institucioni, që kryesisht udhëhiqen nga kuadro maqedonase.

Bashkësia ndërkombëtare deri tani nuk ka përshëndetur miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Eurostat është dakorduar me periudhën e mbajtjes së regjistrimin në fillim të prillit, si një afat i përshtatshëm për të kryer një proces të tillë.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të mbahet më 1 prill të 2011 dhe do të zgjas për 15 ditë. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, Maqedoni ka mbi 2 milion banorë, prej të cilëve 64 për qind janë maqedonas, 25.17 për qind shqiptarë dhe pjesa tjetër e komunitetit turk, boshnjak, rom, serb etj.

NOA-INA

KOMENTE