English

Xavi: Interi me fat, asnjëherë nuk do të hyjë në histori

Spanjë, 2 dhjetor NOA - Fitorja me rezultatin e thellë 5 me 0 e Barcelonës ndaj Realit të Madridit, ka pasur shumë deklarata në fundin e ndeshjes. Kështu ndër to një e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve ka qenë ajo e mesfushorit të Barçës, Xavi Hernandez.

“Kam shumë respekt për Murinjon, por personat që do të bëjnë pjesë në histori janë njerëz si Guardiola, Ferguson, Sachi apo Cruyff. Interi pati fat, por asnjëherë nuk do të jetë pjesë e historisë”, - këto ishin fjalët e Xavi për “Globo Esporte”.

r.b/NOA

KOMENTE