Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Bashkëpunim me Italinë për projektin e ullirit dhe certifikimin e ushqimeve
English

Berisha: Bashkëpunim me Italinë për projektin e ullirit dhe certifikimin e ushqimeve

Tiranë, 3 dhjetor, NOA – Italia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për certifikimin e produkteve ushqimore dhe për realizimin e projekteve të Shqipërisë për ullirin dhe drurët frutorë.

Detajet e këtij bashkëpunimi janë diskutuar sot mes kryeministrit Sali Berisha dhe ministrin italian të Politikave Agrare, Ushqimore dhe Pyjore Giancarlo Galan.

Berisha e njohu ministrin Galan me zhvillimet pozitive vitet e fundit në fushën e bujqësisë në Shqipëri dhe u ndal veçanërisht në dy projektet madhore kombëtare, projektin e ullirit dhe atë të drurëve frutorë arrorë.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria mund të përfitojë nga njohuritë dhe përvoja e gjatë e Italisë.

Berisha vlerësoi dhe përvojën që ka Italia në certifikimin e produkteve ushqimore. Ai theksoi se Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca italiane edhe për certifikimin e produkteve shqiptare, të cilat i cilësoi produkte të shkëlqyera.

Ministri Galan shprehu kënaqësinë që ndodhej për vizitë në një vend mik si Shqipëria, në të cilën, theksoi ai, sa herë që vij gjej ndryshime mbresëlënëse.

a.k/NOA

KOMENTE