Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Përmbytjet, situata nën kontroll
English

Berisha: Përmbytjet, situata nën kontroll

Tiranë, 3 Dhjetor, NOA - Pas pjesëmarrjes në konferencën për fëmijët autikë, kryeministri Berisha foli për mediat lidhur me situatën më të fundit të krijuar nga përmbytjet në Shkodër, ku u shpreh se “ajo është nën kontroll”.

“Mbrëmë, në mesnatë dhe pas mesnate, ka pasur disa operacione shpëtimi. Mbi 7 mijë banorë janë evakuuar. Situata është e tëra aktualisht nën kontroll. Po ndërmerret furnizimi më ushqime, me ujë dhe me çfarëdo që nevojitet për popullatën e evakuuar, si dhe po vazhdon me intensitet evakuimi i pjesës tjetër. Kjo është pak a shumë situata”, ka deklaruar më tej kryeministri.

Duke shtuar se “ka rritje prej 11 centimetër të nivelit të liqenit, ndonëse shkarkimet kanë qenë lehtësisht më të pakta. Por burimet e liqenit dhe derdhjet në të janë të mëdha”.

n.e/NOA

KOMENTE