English

Çifti gjerman promovon librin “Kosova, New Born”

Prishtinë, 3 dhjetor, NOA - Është promovuar sot në Prishtinë libri “Kosova New Born”, i çiftit gjerman, Doris dhe Jangërsin Majër.

Libri paraqet një monografi artistike të zhanrit udhërrëfyes, të shkruar në frymën e autorëve gjermanë, të cilët kanë paraqitur të vërtetën shkencore dhe jo propagandat e ndryshme, për rrugën e Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë.

Pjesa e parë e librit flet për historinë e Kosovës, kur dhe prezantohet tradita dhe trashëgimia me anë të fotografive dhe përshkrimit mbresëlënës.

Ndërsa pjesa tjetër trajton psikologjinë e rinisë kosovare, ku dallohet fisnikëria dhe optimizmi i tyre. Monografia ka 220 faqe dhe konceptimi i saj paraqet një letërnjoftim për Kosovën.

a.k.NOA

KOMENTE