Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diktatori koreano-verior, miliarda USD në bankat e Evropës
English

Diktatori koreano-verior, miliarda USD në bankat e Evropës

Phenian, 3 dhjetor, NOA - Kim Jong-Il është diktatori më i egër në mbarë globin, për shkak se pushteti i atij vazhdon të mbajë të izoluar Korenë e Veriut.

Ai është njëri nga gjakatarët më ekstremë në historinë moderne, nga ardhja në pushtet në vitin 1974.

Derisa koreano-veriorët përballen me varfëri të skajshme dhe uri, Kim Jong-Il bën jetën e tij krejtësisht kontradiktore, duke qenë një miliarderë me llogaritë e deponuara bankare nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Grabitja e 4 miliardë dollarëve

Vlerësohet se Jong-Il nga viti 1974 në llogaritë e fshehta nëpër bankat evropiane ka deponuar rreth 4 miliardë dollarë.

Buka nëpër çerdhet dhe shkollat e Koresë së Veriut, në shumë raste mungon, derisa nuk vijnë ndihmat minimale për të mbuluar urinë nga ana e Kinës. Por, edhe përkundër këtyre fotografive mjeruese, Kim Jong-Ilit nuk i bëhet aspak vonë.

Bota shumë pak ka njohuri për diktatorin dhe pushtetin e tij 16-vjeçar. Në këtë vend jozyrtarisht bëhet e ditur se çdo ditë ka viktima që vdesin nga varfëria dhe uria, por edhe nga viruset e ndryshme, por shteti i mbyllur hermetikisht nuk lejon gjë për të kaluar. Një aparat shtetëror i përbërë prej 24 mijë përkrahësve të Jong-Ilit mban nën kontroll të rreptë tërë vendin dhe qytetarët e saj.

Jeta e luksit dhe uria ekstreme

Gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo” shkruan se në vitin 2008, Kim Jong-Il për jetën dhe kënaqësitë e tij ka harxhuar mbi 100 milion dollarë dollarë, derisa koreano-veriorët po përballeshin me urinë ekstreme. Dëshirat dhe preferencat e tij janë për konjakun “Hennessy”, verërat më të mira, ushqimet japoneze, veturat luksoze, televizorët, filmat. Por, shumë para janë derdhur edhe për qentë e tij dhe ushqimet. Ai thuhet se është një adhurues i madh i mishit të qenve, të cilin edhe vetë e konsumon. Siç dihet, koreano-veriorët e konsumojnë mishin e qenve. Kim Jong-Il është edhe adhurues i qenve, dhe në të shumtën e rasteve ai grumbullon qentë me pedigre, me ç`rast më të preferuar janë qentë gjerman. Si pasardhës i tij është zgjedhur djali i tij i vogël Kim Jong- Un nga tre djemtë që ka. Edhe ky i fundit ndanë jetën me babain e tij duke preferuar botën e qenve. Djali i madh Kim Jong-Nam është një aventurier i klasit të parë, i cili jetën e tij e kalon me prostituta, femra të bukura nga Amerika Latine, duke kaluar gjithashtu ditë e netë të gjata nëpër kazinotë e Pekingut dhe Macaa. Nga kjo gjendje e tij ekstreme, e cila kishte shpërthyer edhe nëpër mediat aziatike, babai diktator Kim Jong-Il kishte urdhëruar ekzekutimin e tij, mirëpo ai u strehua nga kinezët.

NOA-INA

KOMENTE