Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drashkoviç: Në Kosovë duhet të mbrojmë Jerusalemin serb
English

Drashkoviç: Në Kosovë duhet të mbrojmë Jerusalemin serb

Beograd, 3 dhjetor, NOA - Lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç, ka vlerësuar se bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të jenë “të shpejta dhe të sinqerta” dhe se nuk do të guxonte të përsëritej “strategjia e gabuar shtetërore për Kosovën në dhjetë vitet e fundit” .

“Si shtet jemi në rrezik të madh nëse i lejojmë serbët profesionalë, që përsëri të eksperimentojnë dhe që në këto bisedime të kthehen në fillim dhe të provojnë që strategjia e gabueshme shtetërore dhjetëvjeçare për Kosovën, përsëri të kthehet në binarët e vjetër”, ka deklaruar Drashkoviç për median serbe.

Ai është shprehur se “me pakënaqësi” i dëgjon paralajmërimet për këto bisedime pasi fitohet përshtypja se dikush në Serbi planifikon që dialogun me Prishtinën ta paraqesë si “dialogun e parë dhe negociatat e para, të cilat në fund, duhet të përfundojnë me njëfarë bisede për status”.

“Ky është rrezik i madh” tha Drashkoviç dhe shtoi se “mendoj se bisedimet duhet të jenë të shpejta dhe të sinqerta”.

Vuk Drashkoviç ka theksuar se “në Kosovë duhet ta mbrojmë atë që është Jerusalemi i Serbisë, e këto janë kishat, manastiret, përmendoret shpirtërore dhe historike dhe popullin tonë në Kosovë”.

Në këtë kuadër ai e ka shtruar çështjen se “a jemi për mbrojtjen e Jeruslamit serb ose jemi për sovranitet ndaj hektarëve joserbë, kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjemi”.

a.k/NOA

KOMENTE