Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I gjenden pistoletë dhe fishekë në makinë, arrestohet
English

I gjenden pistoletë dhe fishekë në makinë, arrestohet

Lezhë, 3 Dhjetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Altin Lori, banues në lagjen “Kodërmarlekaj”, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se në një pikë kontrolli të ngritur në superstradën Laç-Lezhë, në vendin e quajtur Fushë-Milot, tek degëzimi i ri i rrugës së Kukësit, pas një kontrolli të ushtruar në një automjet Fiat Bravo me targë DR 3378 C, u gjet një pistoletë.

Mësohet se makina ishte në pronësi të 47-vjeçarit me inicialet Gj.N, banues në fshatin Shpërdhet të Kurbinit, ku në këtë mjet ishte si pasagjer dhe Altin Lori.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij personi, iu gjet dhe sekuestrua 1 pistoletë mod. 54, me një krehër me 8 fishekë, si dhe në xhep iu gjetën dhe 20 copë fishekë mod. 54.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet i kalojnë prokurorisë së Kurbinit, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, në ngarkim të Altin Lorit.

n.e/NOA

KOMENTE