Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Informacionet më të fundit mbi situatën e emergjencës nga përmbytjet në vend
English

Informacionet më të fundit mbi situatën e emergjencës nga përmbytjet në vend

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Bazuar në informacionet e grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga inspektorët e emergjencave civile në qarqe, nga Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti, në nivel qendror dhe vendor, situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

Gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme, në Qarkun e Shkodrës ka patur reshje intensive, për pasojë është rritur niveli i ujit në zonat e përmbytura. Niveli në liqenin e Shkodrës është rritur me 11 cm. Në vazhdimësi po kryhet evakuimi i popullatës nga zonat e përmbytura.

Janë përmbytur rreth 13000 ha tokë, janë të rrethuara nga uji 2470 shtëpi dhe 2100 banesa janë të përmbytura.

Deri më tani janë evakuuar 3940 familje. Vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët për në Muriqan, Velipojë, Shirokë dhe Zogaj. Vijojnë operacionet e evakuimit në komunat Ana e Malit, Bushat, Bërdicë, Dajç dhe në Bashkinë Shkodër. Në dispozicion të shtabit të emergjencave civile në Shkodër janë vënë disa objekte për strehimin e personave të evakuuar.

Rreth 1000 efektiva të Policisë së Shtetit dhe afro 500 efektiva të Forcave të Armatosura janë duke kryer veprimet operacionale në terren me rreth 80 mjete të Ministrisë së Brendshme dhe 120 mjete të Ministrisë së Mbrojtjes.

Veprimet operacionale po kryhen edhe me ndihmën e një flotiljeje të posaçme helikopterë dhe varka të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga Ministria e Brendshme janë marë të gjitha masat për furnizimin e popullatës së evakuuar me ushqime, ujë të pijshëm dhe veshmbathje.

Situata shëndetësore në territorin e komunave të përmbytura është nën kontrollin e strukturave të Shëndetit Publik dhe është koordinuar puna me strukturat e policisë për të bërë transportimin e ekipeve mjekësore.

Qarku Lezhë

Në autostradën Durrës-Kukës, rreth 800 m mbi urën e Matit, pranë fshatit Skuraj, është dëmtuar traseja e rrugës për shkak të gërryerjes nga ujërat e përroit dhe qarkullimi kryhet me shumë vështirësi.

Qarku Durrës

Për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Zezë ka patur përmbytje të disa lagjeve në qytetin e Fushë Krujës.

Prezencë uji, por në nivele të ulëta ka edhe në disa lagje të Bashkisë Durrës.

Qarku Elbasan

Për shkak të rrëshqitjes së dherave ka patur një bllokim të aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Dragostunjë. Po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Qarku Tiranë

Ka prani të ujit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj dhe për momentin ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të rrëshqitjeve të dherave është dëmtuar traseja hekurudhore në fshatin Muçaj, Vorë. Po punohet për riparimin e trasesë.

Në qarqet Fier e Vlorë nuk janë paraqitur probleme për shkak të reshjeve.

r.b/NOA

KOMENTE