Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet faqja e internetit, WikiLeaks
English

Mbyllet faqja e internetit, WikiLeaks

Uashington, 3 dhjetor, NOA – Pas sulmeve të hacker-ave, faqja e internetit WikiLeaks rezulton e mbyllur mëngjesin e sotëm.

Lajmi është konfirmuar nga “Associated Press”, sipas të cilës shkak për këtë është bërë kthimi i WikiLeaks në qendër të sulmeve nga hacker-ave.

Domaini i cili i ofron sistemin ndaj Wikileaks.org, EveryDNS, tha në një deklaratë se faqja e internetit ra të enjten vonë për shkak të sulmeve që kërcënuan pjesën tjetër të rrjetit të saj.

"Wikileaks.org është bërë objekt i mohimeve të shumta të shpërndara përmes sulmeve në rrjetin tonë të shërbimit. Këto sulme që parashikohen të jenë edhe të ardhshme do kërcënojnë në vetvete edhe stabilitetin e infrastrukturës EveryDNS.net", thanë zyrtarët e domainit në një deklaratë të posaçme.

EveryDNS ofron qasje në rreth 500.000 faqe të internetit.

WikiLeaks i ka zemëruar SHBA-të dhe qeveritë e tjera duke botuar pothuajse gjysmë milioni dokumente sekrete për luftërat në Afganistan dhe Irak, ku grumbulli i fundit përmban mijëra informacione diplomatike të klasifikuara të SHBA-ve.

n.e/NOA

KOMENTE