Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Transporteve: 20 rrugët e bllokuara në vend nga përmbytjet
English

Ministria e Transporteve: 20 rrugët e bllokuara në vend nga përmbytjet

Tiranë, 3 dhjetor, NOA - Reshjet e shumta të shiut në pjesën Veriore dhe Lindore të vendit kanë sjellë probleme serioze në qarkullimin e automjeteve. Ministria e Transporteve raporton për të pakën 20 rrugë kryesore dhe dytësore që janë të bllokuara totalisht, ose kalohen me vështirësi nga makinat.

Lista e rrugëve me probleme nis që nga autostrada Tiranë-Durrës, në Marikaj dhe deri në bllokimin e Unazës në Bulqizë dhe rrëshqitjet e mëdha të dheut në Pukë. Probleme ka dhe në rrugën Vlorë-Sarandë.

Akset rrugore me probleme

·Në superstradën Tiranë-Durrës, aksi nga City Park deri ne Marikaj, është përmbytur, po punohet për zhbllokimin e kanaleve anësorë .

· Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe në Harkun e Bërdicës ka përmbytje të rrugës me rreth 25cm ujë.

· Tek Ura e Bunës uji ka kaluar mbi urë duke krijuar gjithashtu përmbytje të rrugës;

· Rruga për në Muriqan është e bllokuar

· Shiroka është e përmbytur;

· Në segmentin rrugor Harku i Bërdicës – Velipojë kuota e ujërave në urën e Gjolulit është rreth 45cm, nuk qarkullojnë as mjetet e mëdha, mjetet e vogla qarkullojnë nga rrugë dytësore;

·Në segmentin rrugor Koplik – Dedaj - Bogë si rezultat i bllokimit te zona e Përroit të Thatë, qarkullimi i mjeteve kryet nëpërmjet një rruge dytësore provizore.

· Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i pakalueshëm;

· Hyrja për në Shkodër bëhet nga Mjeda;

· Të bllokuara janë gjithashtu edhe segmentet Shkodër-Hani i Hotit,Vermosh, Bushat- Mali i Jushit Qafe Qelë-Koman,Ura e Bunës-Muriqan;

· Në segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit kalohet me vështirësi. Po e njëjta situatë është edhe në urën e Fierzës;

· Në segmentin Peshkopi-Muhurr - Qafë Draj ka bllokim të rrugës në dy pika, në Komunën Muhurr, fshati Vajmdhoj dhe në komunën Reç;

· Ne aksin Peshkopi-Murrë-Qafe Drojet, 5 km larg Murrit është shembur një urë B/A me hapësirë drite 3 m.Rruga është e bllokuar;

· Në afërsi të qytetit të Klosit ka një rrëshqitje e cila ka bllokuar komplet trupin e rrugës;

· E pakalueshme është gjithashtu edhe unaza e Bulqizës.

· Në kilometrin 4 te aksit rrugor Ura e Matit-Rreshen është aktivizuar një shembje 50-60 metra. Janë marrë masat nga Drejtoria Rajonale dhe firma kontraktuese për hapjen e rrugës, rruga është me një kalim.

· Në segmentin Shëngjin-Kunë ka uje në rrugë me gjatësi 1.3 km kalimi bëhet në rrugën anësore.

· Në aksin rrugor Vlorë – Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras.

a.k/NOA

KOMENTE