Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikat e reja të emigracionit, projekti mes Shqipërisë dhe Ambasadës Italiane
English

Politikat e reja të emigracionit, projekti mes Shqipërisë dhe Ambasadës Italiane

Tiranë, 3 dhjetor, NOA - IOM Tirana në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe Zyrën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës Italiane në Tiranë organizon në datën 6 Dhjetor 2010 konferencën “Bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Komuniteteve Shqiptare / Diasporës së re për nismat e zhvillimit mes vendeve” . Konferenca do të mbahet tek Tirana International Hotel në 6 Dhjetor 2010.

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë mbi mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit midis qeverisë dhe komuniteteve të emigrantëve shqiptarë në dy aspekte të gjera, konkretisht: Zhvillimi i burimeve njerëzore: iniciativat mbështetëse për zhvillimin e vendit si rikthimi i emigrantëve të kualifikuar si dhe i kategorive të tjera;

Zhvillimi ekonomik: formalizimi i rrjedhjes së dërgesave në para si dhe i investimeve të emigrantëve drejt iniciativave të zhvillimit në Shqipëri

Konferenca do të sjellë së bashku institucione qeveritare shqiptare të angazhuara me zhvillimin dhe zbatimin politikave të migracionit, përfaqësues të diasporës së re shqiptare në vendet kryesore të destinacionit, konkretisht Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania; shoqërinë civile dhe aktorët ndërkombëtarë të përfshirë në çështjet migratore shqiptare si dhe institucione financiare të menaxhimit të dërgesave në para dhe të investimeve në vend.

Kjo konferencë shënon përfundimin e një iniciative të financuar nga Qeveria Italiane dhe të zbatuar nga IOM Tirana në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare në mbështetje të zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Dërgesat në Para.

Aktivitetet e zhvilluara deri me sot nën këtë objektiv janë fokusuar në zgjerimin dhe përmirësimin e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave mbi dërgesat në para, rritjen e njohurive të emigrantëve mbi dhe për aksesin e tyre në alternativat e transfertave të dërgesave në para, depozitimin dhe mundësitë për investim në Shqipëri si dhe kërkimin e modaliteteve për mundësitë e punësimit të rregullt për emigrantët shqiptarë në Itali.

Sipas Nicoletta Giordanos të misionit të IOM në Shqipëri, e cila do të hapë evenimentin, “Komunitetet shqiptare jashtë vendit janë bartës të kapitalit njerëzor, financiar dhe shoqëror që mund të vihet në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Qeveria e Shqipërisë mund të luajë një rol kyç me mbështetjen e iniciativave të tyre për të mirën e ekonomisë në vend dhe të shoqërisë.

Sfida për politikëbërësit mbetet krijimi i një klime të favorshme për të nxitur kontributin e emigrantëve në funksion të zhvillimit. Në këtë aspekt, IOM Tirana do të vazhdojë të mbështesë dialogun midis Qeverisë Shqiptare dhe komuniteteve të emigrantëve me qëllime të përbashkëta zhvillimi”.

Sipas ambasadorit italian, Saba D’Elia: “400.000 shqiptarë jetojnë në Itali: ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më të madh në vend dhe janë të mirëintegruar në tregun e punës dhe në shoqërinë civile. Ndaj edhe nxitja e bashkëpunimit midis Qeverisë Shqiptare dhe komuniteteve të emigrantëve jashtë vendit si dhe nxitja e përdorimit të rrugëve formale për transfertat e depozitave të tyre,është një prioritet i qartë i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Oganizatës Ndërkombëtare për Migracion”.

NOA

KOMENTE