Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpallet Gjendje e Emergjencës Civile në Durrës dhe Lezhë, vendimi i plotë i Qeverisë
English

Shpallet Gjendje e Emergjencës Civile në Durrës dhe Lezhë, vendimi i plotë i Qeverisë

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA Update/ Rid Bulku – Qeveria shpall Gjendjen e Emergjencës Civile (Fatkeqësi Natyrore) në zonat e përmbytura si rezultat i reshjeve në Qarqet e Durrësit dhe të Lezhës.

Lajmi u konfirmua përpara pak çastesh për agjencinë NOA nga burime zyrtare të Kryeministrisë.

Ky vendim i Qeverisë vjen pak ditë pasi edhe në të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës, të prekur nga përmbytjet, u shpall Gjendja e Emergjencës Civile.

Më poshtë vijon vendimi i plotë

V E N D I M

Nr. 974, datë 3.12.2010

PËR

SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS CIVILE (FATKEQËSISË NATYRORE), NË ZONAT E PËRMBYTURA, SI PASOJË E RESHJEVE,

NË QARQET E DURRËSIT E TË LEZHËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, të shkronja “c”, e 6, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpalljen e gjendjes së emergjencës civile (fatkeqësisë natyrore), si pasojë e përkeqësimit të kushteve natyrore të motit e të reshjeve në zonat e përmbytura, në qarqet e Durrësit e të Lezhës.

Ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, i cili të kryesohet nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:

Ministrin e Brendshëm;

Ministrin e Mbrojtjes;

Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;

Ministrin e Financave;

Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit;

Ministrin e Shëndetësisë;

Ministrin e Arsimit dhe Shkencës;

Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile;

Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile të bashkërendojë punën me ministritë e linjës, me institucionet e prefektëve të qarqeve Durrës e Lezhë, dhe me njësitë e qeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e emergjencës civile, për hartimin dhe zbatimin e planit të evakuimit të banorëve të zonave të prekura, për krijimin e kushteve të këtyre banorëve për jetesë, si dhe për marrjen e masave mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar.

Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, ministritë e linjës, prefektët e qarqeve Durrës e Lezhë, si dhe njësitë e qeverisjes vendore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

KOMENTE