Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata më e fundit e rrugëve të bllokuara dhe atyre me probleme më të pakta në vend
English

Situata më e fundit e rrugëve të bllokuara dhe atyre me probleme më të pakta në vend

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA/ R.Bulku – Rrugët kombëtare dhe rurale shfaqin probleme të pjesshme gjatë orëve të fundit, bazuar në informacionet e grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Edhe nga informacionet më të fundit që vijnë nga inspektorët e emergjencave civile në qarqe, nga Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti, në nivel qendror dhe vendor, situata rrugore e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

Akset Rrugore;

Aksi rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit është bllokuar qarkullimi, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugor Shkodër-Tiranë tek Harku i Bërdicës është i pakalueshëm.

Rruga për në fshatin Obot i Vjetër është e pakalueshme nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 m.

Aksi rrugor Shkodër - Kir-Mali i Shoshit - Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi Bogë -Theth është i bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga rreshjet.

Në rrethin e Malësisë së Madhe, aksi i rrugës Tamarë-Vërmoshi i kalueshëm me vështirësi, ndërsa segmenti Tamarë-Vukël është i pakalueshëm nga shëmbjet dhe po punohet për riparimin.

Në rrethin e Pukës, aksi rrugor F. Arrëz-Iballë është i pakalueshëm nga shëmbjet e rrëshqitjet e materialeve inerte e gurë, po punohet për zhbllokimin e tij.

Qarku Lezhë

Në autostradën Durrës-Kukës, rreth 800 m mbi urën e Matit, pranë fshatit Skuraj, është dëmtuar traseja e rrugës për shkak të gërryerjes nga ujërat e përroit dhe qarkullimi kryhet me shumë vështirësi.

Qarku Durrës

Për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Zezë ka patur përmbytje të disa lagjeve në qytetin e Fushë Krujës.

Prezencë uji, por në nivele të ulëta ka edhe në disa lagje të Bashkisë Durrës.

Qarku Elbasan

Për shkak të rrëshqitjes së dherave ka patur një bllokim të aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Dragostunjë. Po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Qarku Tiranë

Ka prani të ujit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj dhe për momentin ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të rrëshqitjeve të dherave është dëmtuar traseja hekurudhore në fshatin Muçaj, Vorë. Po punohet për riparimin e trasesë.

Në qarqet Fier e Vlorë nuk janë paraqitur probleme për shkak të reshjeve.

r.b/NOA

KOMENTE