Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, Assange: Jam i frikësuar për jetën time, së shpejti dokumente për UFO-t
English

Wikileaks, Assange: Jam i frikësuar për jetën time, së shpejti dokumente për UFO-t

Londër, 3 dhjetor, NOA - Julian Assange, nënshtetasi australian, kurrë nuk do të kthehet në Australi. Kjo është njoftuar nga vetë themelues i faqes së internetit Wikileaks, për “The Guardian”.

Assange, i cili thotë se është i përmalluar për vendlindjen, ka deklaruar se kryeministri australian Julia Gillard, dhe Ministri i Drejtësisë Robert McClelland, kanë bërë të qartë se kthimi i tij do të jetë i pamundur, duke punuar në mënyrë aktive për ta parandaluar atë.

“Por mbi të gjitha, ata po punojnë për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në sulmet e saj kundër meje dhe kundër popullit tim", ka thënë ai.

Assange ka deklaruar se ai ka dokumente për UFO-t, në posedim të Wikileaks dhe të cilat së shpejti do të publikohen.

Sipas tij, Wikileaks, gjithashtu merr me anë të postës elektronike emaile nga njerëzi të çuditshëm, UFO apo nga ata që pretendojnë të jenë antikrisht, por që konsiderohen të papërshtatshme për tu publikuar.

"Unë kam frikë për jetën time”, është shprehur Assange, i cili kërkohet nga Interpoli për përdhunim. “Nga ana jonë ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për tu ruajtur”, ka vazhduar themeluesi i Wikileaks

NOA

KOMENTE