English

Zgjerohet harta e përmbytjeve, pas Shkodrës rrezikohet Lezha dhe Fushë Kruja

Tiranë, 3 dhjetor, NOA Update – Pas situatës emergjente të krijuar në Shkodër reshjet e ditës së sotme të shiut kanë sjellë probleme edhe në zona të tjera të vendit. Aktualisht është përmbytur dhe një pjesë e Fushë Krujës në zonën e mbikalimit të autostradës. Përmbytja e kësaj zone ka ardhur mëngjesin e sotëm dhe gjatë orëve të natës.

Ndërkohë që në Fushë Krujë ende nuk kanë mbërritur autoritet lokale për të marrë masat e duhura.

Problematika paraqitet zona edhe në rrethinat e qytetit të Lezhës. Konkretisht raportohet se në fushat e Torovicës ka rrezik për përmbytje për shkak të mungesës së argjinaturës, e cila është dëmtuar nga reshjet e ditëve të fundit. Autoritetet lokale po punojnë me mjete të rënda për përforcimin e argjinaturës. Ndërkohë që shqetësime nga rritja nivel;it të ujit ka pasur dhe në disa lagje në Durrës dhe në Shëngjin.

a.k/NOA

KOMENTE