Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arratisja spektakolare e Ajet Markaj, gjykata liron zyrtarët e burgut që prangosi policia
English

Arratisja spektakolare e Ajet Markaj, gjykata liron zyrtarët e burgut që prangosi policia

Tiranë, 4 Dhjetor 2010 NOA - Lirohen nga qelia shefi i Policisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal dhe Specialist i Sigurisë në Burgun 313 në Tiranë të arrestuar dje, për arratisjen spektakolare të Ajet Markaj.

Prokurori i çështjes Arben Nelaj ka urdhëruar pak minuta më parë lirimin e tyre nga qelia duke i cilësuar si jo përgjegjës për arratisjen.

Ndërkohë që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në raportin e tij, sqaronte edhe përgjegjësinë e tyre, si dhe të tre punonjësve që po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas SHKBB-së, Kamber Hoxha, shefi i Policisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal, duhet të kishte raportuar për rrezikun që kanosej për mungesën e telave në murin rrethues që lidh burgun 313 me Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, të çështjeve penale, për të përforcuar masat.

Ndërkohë që Eqerem Disha, Specialist i Sigurisë në Burgun 313 në Tiranë, nuk kishte vendosur punonjës policie roje në fushë.

Punonjësit e policisë te rolit bazë Xhevat Hidri, Frrok Binaku dhe Dritan Rama duhet të kishin bërë të mundur ndalimin e tij. Pesë punonjësit e burgjeve u akuzuan si përgjegjës për arratisjen nga fusha e futbollit, të të paraburgosurit Ajet Markaj, 20-vjeç, i cili ishte vënë në pranga për “tentativën e vjedhjes me armë të një filiali banke 2 muaj më parë. Markaj mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare në momentin që ishte duke luajtur futboll me të paraburgosurit e tjerë të sektorit nr 3.

Ai kapërceu murin rrethues që lidh burgun me Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, të çështjeve penale, duke kaluar në tarracën e një ndërtesë që po bëhet ngjitur me Shërbimin e Provës.

Pasi ka zbritur skelat Markaj ka mundur që të largohet mes pallateve, duke iu lënë punonjësve të policisë së burgjeve vetëm një atlete të tij.

e.r/NOA

KOMENTE