Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha zhvillon një mbledhje me shtabin e Emergjencës Civile në qarkun e Fierit
English

Berisha zhvillon një mbledhje me shtabin e Emergjencës Civile në qarkun e Fierit

Fier, 4 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një mbledhje me Shtabit të Emergjencës Civile në qarkun e Fierit, i vendosur në prefekturën e qytetit të Fierit, ku u analizua situata në këto zona dhe u diskutua për masat që janë marrë me qëllim parandalimin apo minimizimin e dëmeve në rast të ndonjë situate emergjente që mund të shkaktohet si pasojë e prurjeve të lumenjve.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Prefekti i Vlorës, i cili e njohu Kryeministrin me situatën dhe masat e marra në këtë qark.

Berisha vlerësoi mobilizimin dhe planet e bëra për përballimin e situatës në rast emergjence, pasi – u shpreh ai - duhet të jemi të përgatitur për çdo situate. Më tej, Kryeministri theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që situata të monitorohet, sepse prurjet janë rritur dhe po shkojnë drejt nivelit kritik.

Kryeministri u shpreh, gjithashtu, se në këto rrethana qëllimi më kryesor duhet të jetë shpëtimi i jetës së njerëzve dhe për këtë Prefekti ka autoritetin që të urdhërojë evakuimin paraprak të banorëve në çdo rast që e konsideron të domosdoshëm.

e.r/NOA

KOMENTE