English

Izrael, 50 të vdekur në një zjarr

Izrael, 4 dhjetor NOA - Numërohen të paktën rreth 50 persona të vdekur pas një zjarri të madh që ka goditur zonën e malit Karmel ne Izraelin verior, pranë Haifa. Viktimat ishin në një autobus, i cili doli nga rruga dhe mbeti i bllokuar në flakë.

Ka pasur dhe shumë të lënduar, disa prej të cilave janë gjykuar nga ana e mjekëve në gjendje tejet kritike.
Zjarri, i cili e pati origjinën nga shpërthimet e ndryshme, deri tani ka shkatërruar një sipërfaqe prej rreth 2000 hektarësh dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta sjellin nën kontroll. Shumë fshatra janë evakuuar dhe disa shtëpi janë djegur plotësisht, ndërsa ekziston frika për një depozitim të klorit, i cili nëse përpunohet mund të prodhojë lëndë toksike. Alarmi ekziston dhe në disa rrethe dhe në Universitetin e Haifa, ku autoritetet komunale kanë ftuar njerëzit që të mos dalin në rrugë.

r.b/NOA

KOMENTE