English

Mbyllet mbledhja e KNE-së, Meta: Të mbrohet argjinatura e Torovicës

Shkodër, 4 dhjetor, NOA – Ndërsa zona e nënshkodrës ka humbur kuptimin e saj tokësor nën pushtetin e ujit duke u kthyer në një liqen të vërtetë, dhe kur lagje të shumta në qytetin e Shkodrës janë të pushtuara nga uji, frika e prishjes së argjinaturës së urës së Torovicës ka kthyer rrezikun e përshkallëzimit të përmbytjeve, duke bërë që ato të zbresin drejt Lezhës e pse jo edhe më poshtë.

Pak momente më parë është mbyllur edhe mbledhja e Komitetit ndërministror të Emergjencës Civive, e drejtuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Energjitikës, Ilir Meta.

Mësohet se në qendër të mbledhjes ka qenë shpëtimi i zonave të tjhera që rrezikohen nga përmbytjet në vijim, pasi janë drejt amortizimit të plotë edhe argjinaturat e urës së Torovicës, që e lidhin Shkodrën me qytetin e Lezhës.

Një fakt i tillë, që vjen e bëhet alarmant edhe kur niveli i ujit është rishtas kërcënues pranë kësaj ure, zëvendëskryeministri Ilir Meta ka kërkuar të ruhet urgjentisht argjinatura e torovicës, argjinaturë e cila do të vinte nën fre ujërat e Shkodrës, dhe zbritjen e tyre drejt tokave të Lezhës.

Zëvendëskryeministri Ilir Meta bëri thirrje që të bëhet çdo sakrificë për evakuimin e banorëve të nënshkodrës dhe të lagjeve të Shkodrës. Vijon..

mit/NOA
KOMENTE