English

Murinjo ironizon skualifkimin e dhënë nga UEFA

Spanjë, 4 dhjetor NOA - “Skualifikimi i UEFA-s? Një medalje për mua, jo një dënim”. Jose Mourinho ka ironizuar pezullimin e tij për dy turne nga ana e UEFA-s dhe kjo në lidhje me kushtëzimin që u ka vënë ai në marrjen e kartonëve të kuq, të Sergio Ramos dhe Xabi Alonso, në ndeshjen kundër Ajax në Ligën e Kampionëve.

“Është normale dhe unë jam i lumtur që ka një rregullore si për mua ashtu dhe për të gjithë trajnerët e tjerë. Unë jam unë, si në të mirë ashtu dhe në të keqe”, - përfundoi Murinjo.

r.b/NOA

KOMENTE