Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reshjet, Ministri Pollo në digën e Celepiasit, Berat: Po monitorojmë Osumin
English

Reshjet, Ministri Pollo në digën e Celepiasit, Berat: Po monitorojmë Osumin

Berat, 4 dhjetor, NOA – Kur situata e përmbytjeve në mbarë vendin ka bërë kritike edhe fryrjen e lumenjve në qytete të tjera në jug të vendit, duke sjellë frikën e mbytjes në ujë edhe të qendrave të qyteteve, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, njëkohësisht edhe kryetar i grupit të deputetëve të maxhorancës për Beratin, zbriti në qytetin e Beratit për të inspektuar lagjen Celepias e monitoruar situatën e krijuar në luginën e lumit Osum, si pasojë e reshjeve të shumta të rëna ditët e fundit.

“Ndonëse sot problemet më të mëdha janë në Shqipërinë veriore, - tha Ministri Pollo, - edhe lumi i Osumit ka vërshuar gjë që tregon forcën dhe ndonjëherë edhe fuqinë e natyrës.

SPECIALE, GJITHÇKA MBI PERMBYTJET

Ai theksoi se për fat të mirëpërkujdesit që treguan strukturat, u vendos sot paradite me shpejtësi argjinatura me zhavorr në mënyrë që të kanalizohej rryma e fortë në shtratin kryesor të lumit.

“Mendoj që sot gjendja është e sigurt, tha Pollo, por ajo duhet të jetë në monitorim të vazhdueshëm.

“Edhe lumi i Osumit, pavarësisht nga topografia e tij ka problemet e veta, që sipas Pollos duan vëmendje dhe reagim të menjëhershëm, për të shpëtuar qytetet rreth tij nga ndonjë tejfryrje e lumit, që do të përshkallëzonte sipas tij situatën e përmbytjeve edhe në këto zona.

i.t/NOA

KOMENTE