Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi i shqetësuar për përmbytjet, niset për në Vaun e Dejës
English

Topi i shqetësuar për përmbytjet, niset për në Vaun e Dejës

Shkodër, 4 dhjetor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i kthyer me urgjencë në atdhe nga Kazakistani në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku mori pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të OSBE-së, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri-perëndim të vendit nga reshjet dhe përmbytjet e ditëve të fundit.

Gjatë qëndrimit në Astana, kryetari i shtetit ka qenë në mënyrë sistematike në dijeni të ecurisë së zhvillimeve e situatën konkrete dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar kontaktet me të gjithë përfaqësuesit institucionalë mbi ecurinë dhe masat që po merren për ta përballuar sa më mirë atë.

Pas marrjes së këtyre informacioneve të fundit dhe vlerësimit të situatës, në bashkëpunim me të gjithë aktorët institucionalë, Presidenti i Republikës po përgatitet për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkaq, burimet presidenciale bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kreu i shtetit do të jetë i pranishëm në Vaun e Dejës në orën 11 të paradites së sotme, për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve.

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Kaskada e Drinit, situata ende problematike

Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

n.e/NOA

KOMENTE