Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transportet: Situata e akseve rrugore, cilat janë të bllokuara dhe cilat të kalueshme
English

Transportet: Situata e akseve rrugore, cilat janë të bllokuara dhe cilat të kalueshme

Tiranë, 4 Dhjetor, NOA - Në vazhdimësi të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në zonën veriore qendrore dhe lindore të vendit, reshje të cilat kanë fryrë tej normave lumenjtë dhe liqenet, ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se situata në akset rrugore vazhdon të jetë e rënduar.

Kështu, sipas komunikatës së lëshuar prej këtij dikasteri, në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe në Harkun e Bërdicës, rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me rreth 1m ujë mbi rrugë, ndërsa qarkullimi i mjeteve për në Shkodër bëhet vetëm nga Mjeda.

Po sipas Transporteve, qarkullimi për në Muriqan dhe Shirokë është i mundur vetëm për mjetet e larta. Segmenti rrugor Shkodër-Harku i Bërdicës-Velipojë është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit, mjetet qarkullojnë vetëm nga rrugë dytësore.

Në segmentin rrugor Koplik-Dedaj-Bogë si rezultat i bllokimit te zona e Përroit të Thatë, qarkullimi i mjeteve kryet nëpërmjet një rruge dytësore provizore.

Kurse në segmentin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5km, deri te dogana rruga është e pakalueshme pasi uji mbi rrugë është mbi 1m.

Në segmentin rrugor Bajram Curri-Fierzë, km 11, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga qarkullohet me një kalim.

Në Shishtavec, lumi ka marre një pjesë të rrugës duke e bërë një kalimëshe rrugën, gjithashtu në afërsi të tunelit të dytë në Shishtavec rreth 100m, rruga është e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve bëhet nga tuneli.

Duke vijuar më pas me informacionin se tek ura e Çerenecit, qarkullohet me një kalim.

Kurse në segmentin Peshkopi-Muhurr-Qafë Drajë, rreth 5 km larg Muhurit rruga është e bllokuar.

Nga Burreli në Milot rruga është me një kalim, kurse në afërsi të nyjës së asfaltit në Burrel ka dy shembje, rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla.

Në kthesat e Klosit rruga është me një kalim.

Në Bulqizë kalohet vetëm përmes qytetit, unaza është e përmbytur.

Në segmentin rrugor Përmet-Çarshovë, në Badlonjë, ka rënë një masiv shkëmbor dhe rruga është e bllokuar.

Në aksin rrugor Vlorë-Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse.

Në pjesën fundore të rrugës Lushnjë-Fier rruga e re është e përmbytur, qarkullohet nga rruga e vjetër, është vendosur sinjalistika përkatëse.

Në aksin Fier-Zhulaj, në Visokë rruga është me një kalim .

Në segmentin Rushbull-4 rrugët e Shijakut, rreth 300 m ka një vërshim uji 15-20 cm, kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi.

Segmenti Fushë Krujë - Ura e Drojës, ka rënë niveli i ujit rruga është e kalueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren me mjete dhe personel teknik për të kthyer rrugët në gjendje normale për trafikun.

n.e/NOA

KOMENTE