English

Vritet emigranti shqiptar Ervin Tafa në Itali

Milano, 4 dhjetor, NOA - Një shqiptar 24-vjeçar me emrin Ervin Tafa, rezident në Milano të Italisë u vra gjatë duke u gdhirë dita e djeshme në Mornico, ndërsa grupi hetimor ka ngritur pistën e implikimit të tij në rivalitetin e bandave dhe pazareve të prostitucionit.

Siç raportojnë mediat italiane, incidenti ka ndodhur përgjatë sheshit "Ogliese Baraccone”, para një bari, në unazë e re e ndërtuar përgjatë rrugës kryesore të këtij qyteti.

Ato japin skemën e detajuar të krimit, duke pohuar se dy makina kanë mbërritur në shesh me shpejtësi të plotë dhe u përplasën së bashku.

Nga makinat kanë dalë gjashtë persona, tre nga çdo makinë, duke qëlluar njëri-tjetrin me pistoleta dhe armë.
Në terren është plagosur rëndë 24-vjeçari shqiptar i lartpërmendur, i cili vdiq menjëherë pas ndihmës së parë të siguruar nga stafi i ambulancës.

Ndërkaq, bashkë me të mësohet se u plagos edhe vëllai i 24-vjeçarit, si edhe një shqiptar tjetër.

n.e/NOA

KOMENTE