Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja që jeta nuk qenka vetëm në Tokë
English

Ja që jeta nuk qenka vetëm në Tokë

NASA zgjeron kuptimin e jetës në univers

Nga Richard Solash

Një njoftim nga administrata kombëtare amerikane e gjithësisë, NASA, u ka dhënë fund thashethemeve në media se është zbuluar jetë jashtëtokësore.

Përderisa njerëzit e vegjël të gjelbër mbeten vetëm në fantazinë e shkencës, një ekip i shkencëtarëve zbuloi një kthesë në mënyrën e të kuptuarit të jetës që e dimë ne, në planetin tonë, e ndoshta edhe përtej.

Hamendjet kulminuan të enjten kur NASA lëshoi një komunikatë për shtyp, si “gjetje që do të ketë ndikim në kërkimet e provave për jetën jashtëtokësore”.

Dhe, përderisa pyetja fundamentale “A jemi vetëm në univers?” mbetet për momentin me përgjigjen "Po", një ekip i shkencëtarëve e bëri publik një zbulim në Tokë, i cili është më interesant sesa që mendonim.

Felisa Ëolfe-Simon, astrobiologe në NASA, e udhëheq ekipin, i cili zbuloi një formë të re të jetës, formë që i është përshtatur dhe gjallon në mjedis toksik.

“Bakteri e bën punën ndryshe dhe ka hapur mundësi për gjëra tjera. Ai e ka zgjidhur sfidën e të qenët gjallë në një mënyrë krejtësisht tjetër”, thotë Ëolfe-Simon.

Mikrobi është një virus i quajtur GFAJ-1 dhe është gjetur vetëm në liqenin Mono në Kaliforni.

Ky nuk është liqen i zakonshëm, sepse në ujë ka sasi të konsiderueshme arseniku, i cili mendohet se është helmues për të gjithë organizmat.

Por, Ëolfe-Simon nga NASA ka gjetur se jo vetëm që mikrobi e gjen burimin e jetës tek arseniku, por ai në fakt e integron helmin në ADN-në e vet dhe pjesët tjera themelore të qelizave të veta.

Në fakt, mikrobi e zëvendëson arsenikun për fosforin, i cili është njëri nga komponentët kyçë për strukturat qelizore të të gjitha formave të jetës që njohim.

Leëis Dartnel, astrobiolog nga Qendra për Shkenca Planetare në Universitetin e Londrës, thotë se zbulimi e ndryshon konceptin e njeriut për parametrat e jetës.

“E gjitha që deri sot e kemi ditur për jetën, është se ajo përdor elemente si karboni, hidrogjeni, oksigjeni, azoti, sulfuri dhe fosfori. Jeta e këtillë, në fakt, është kombinim i këtyre elementeve në molekula më të mëdha e më komplekse".

"Prandaj, ky zbulim i bakteries që e zëvendëson arsenikun për fosfor, është një zbulim tejet i jashtëzakonshëm. Ai fillon ta ndryshojë biokiminë bazike, ndërtimin e blloqeve të jetës ashtu siç e njohim ne”, thotë Dartnell.

Për disa dekada, shkenca ka pasur njohuri për ekstremofilet, forma të gjalla që mbijetojnë në kushtet më të rënda, i adaptohen acidit të vluar, jetojnë pa diell në shtratin e oqeanit, apo në ujërat e ftohta në brendi të akullnajave.

Sara Seager, nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i studion kushtet për jetë në planete të tjera. Ajo thotë se deri më sot, shumica e shkencëtarëve kanë kërkuar kushte të ngjashme me ato në Tokë, ku ekzistonte vetëm një jetë e njohur. Kjo ka bërë që shkencëtarët t’i studiojnë vetëm Marsin dhe hënat e Saturnit dhe Jupiterit.

Por, tash kërkimet mund të zgjerohen, thotë Seager.

“Kjo hap mundësi të jashtëzakonshme për njerëzit që të paramendojnë forma tjera të jetës në Mars, në Titan (hënën e Saturnit) dhe gjetkë në planete tjera përtej sistemit tonë diellor. Kjo, vërtet, mundëson të mendosh më gjerësisht”, thotë Seager.

KOMENTE