English

Koreja Veriore paralajmëron për provokimet

Phenian, 5 dhjetor, NOA - Koreja Veriore ka paralajmëruar Seulin kundër “provokimeve”, duke përfshirë stërvitjet e planifikuara ushtarake në afërsi të kufirit të kontestuar detar.

Në një deklaratë të Phenianit u tha se Koreja Jugore po shkakton tensionin “ekstrem”, transmetojnë agjencitë.

Kjo ishte përgjigja e parë e Phenianit për ministrin e ri jugkorean të Mbrojtjes, Kim Kwan-jin, i cili tha se sulmeve veriokoreane do t’i përgjigjen me sulme ajrore.

NOA

KOMENTE