Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet shtyjnë Festën e Ushtrisë, ceremonia zhvillohet të hënën
English

Përmbytjet shtyjnë Festën e Ushtrisë, ceremonia zhvillohet të hënën

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Përmbytjet e ndodhura në Shkodër gjatë javës së fundit anuluan dhe përvjetori i krijimit të Ushtrisë Shqiptare. Rreth 1 mijë forca të ushtrisë duke përfshirë, ministrin e Mbrojtjes Aren Imami, Shefein e Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj dhe gjithë drejtuesit e lartë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej një jave në Shkodër në operacionet humanitare dhe ato të shpëtimit.

Për këtë qëllim, 4 dhjetori Festa e Ushtrisë do të zhvillohet ditën e hënë, më 6 dhjetor 2010.

Raportim minutë pas minute

Ceremonia do të mbahet në orën 9.00 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Të hënën do të dekorohen një sërë personaliteteve patriotike që kanë marrë pjesë në Luftën e Vlorës në vitin 1920 dhe të ish-personaliteteve dhe ushtarakëve me kontribute të shquara historike të FARSH.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralë major Maksim Malaj, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

a.k/NOA

KOMENTE