Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projektuesi francez është duke udhëtuar rreth botës me një barkë që fundoset
English

Projektuesi francez është duke udhëtuar rreth botës me një barkë që fundoset

Tirane, 5 Dhjetor, NOA- Julien Berthier, nje projektues francez është pronar i një barke shumë të veçantë të quajtur “Love Love”.
Barka e Julien është krijuar e tillë që te duket sikur është drejt fundosjes.

Barka është ndërtuar në vitin 2007 dhe për realizimin e saj, projektuesi ka prerë gjysmën e një barke të vërtetë dhe më pas i ka ngjitur një pjesë duke krijuar një skaf me një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga ato të zakonshmet. Më pas ai i ka ekuilibruar të dyja anët e barkës me disa pesha si dhe ka pajisur mesin e saj me dy motorë që e bëjnë atë një barkë funksionale.

Julien siguron që “Love Love” është plotësisht e sigurt dhe e lehtë për t'u manovruar, sidomos kur deti është i qetë.
Siç mund ta imagjinoni, njerëzit që e shohin për herë të parë në barkë Julien nuk dihet se çfarë duhet të mendojnë, sidomos kur ata shohin kapitenin në bordin e “barkës" plotësisht të qetë.
Berthier vetë ka pranuar se më shumë se një herë, kapitaneria e portit është vënë në gatishmëri nga qytetarët që raportojnë për praninë e një barke, e cila është duke u fundosur, duke mos ditur se në realitet ajo është vetëm një vepër arti.

Julien thotë se kjo iniciativë ka për qëllim të fotografojë momentin pak sekonda para se të mbytet barka duke u zhdukur në thellësitë e detit, për të dhënë kështu një vizion të momentit dramatik.
Julien ndodhet aktualisht në portet e pjesën veriore të Evropës, si në London Canary Wharf dhe portet franceze të Normandisë.

a.e/NOA

KOMENTE