Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, 14130 ha nën ujë, Basha: Situatë e vështirë, banorët të evakuohen
English

Shkodër, 14130 ha nën ujë, Basha: Situatë e vështirë, banorët të evakuohen

Shkodër, 5 dhjetor, NOA – Sipërfaqja e pushtuar nga uji në qytetin e Shkodrës sipas të dhënave më të fundit është 14130 hektarë, 2580 shtëpi të përmbytura dhe 4610 të izoluara nga uji, ndërkohë që për shkak të nivelit të lartë të ujit prej fryrjes së liqenit të Shkodrës, lumit Drin e Buna dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, vijojnë thirrjet për evakuim të banorëve nga zonat e përmbytura.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha theksoi per mediat pas inspektimit në terren se situata e përmbytjeve në Shkodër, edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmë është tejet e rënduar.

Andaj ai ka ripërsëritur thirrjen që banorët të evakuohen nga zonat që ndodhen nën ujë.

Ministri i Brendshëm informoi se afro 270 persona janë evakuar përmes ajrit gjatë ditës së sotme nga zonat e përmbytura dhe të rrethuara nga uji.

“U bëj thirrje banorëve t’i përgjigjen kryekomunarëve dhe të përgatiten për evakuim. Sot dita është me kohë të mirë dhe kjo lehtëson operacionet, por situata vazhdon të mbetet e vështirë. Kemi të gjitha mundësitë për të evakuar deri në 100 persona në orë nga ajri dhe dhjetra persona në orë nga uji” tha Basha.

Ministri Basha bëri me dije se në ndihmë furnizimit me ushqime i kanë ardhur edhe forcat e ushtrisë si edhe helikopterët e mbërritur nga Turqia.

Basha informoi se sot janë shpërndarë 2700 pako ushqimore, 68 ton ujë, 4 mijë qirinj e 660 batanije.

mit/NOA
KOMENTE