Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi me ambasadorët, Haxhinasto: Në orët e ardhshme presim ndihma
English

Takimi me ambasadorët, Haxhinasto: Në orët e ardhshme presim ndihma

Tiranë, 5 dhjetor, NOA, Update - Pas takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe BE ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto tha për mediat se ka një reagim pozitiv nga aleatët dhe vende të ndryshme të BE. Ai shprehu besimin “se që në orët e ardhshme do të jepen edhe kontributet përkatëse nga secili vend.

Raportim minutë pas minute

Takimi me ambasadorët e vendeve të BE dhe të NATO-s është zhvilluar rreth orës 10:00 të ditës së sotme me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Haxhinasto, ku është kërkuar ndihmë për përballimin e situatës emergjentë në Shkodër nga përmbytjet.

Pas përfundimit të takimit me Ambasadorët, Haxhinasto tha se i ka falenderuar përfaqësuesit e vendeve të BE-së dhe NATO-s për kontributet e deritanishme për menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme pa precedent emergjence.

Ai ka falenderuar në mënyrë të veçantë Greqinë, Turqinë për ndihmën e helikopterëve, të cilët janë bërë operative që sot në mëngjes për të ndihmuar kryesisht personat e izoluar, Italinë për paketën e ndihmës që ka dërguar menjëherë, Austrinë, Kosovën dhe të gjithë vendet e tjera të cilët po asistojnë në menaxhimin konkret të situatës.

Haxhinasto i njohu ambasadorët me shifrat e sotme të situatës përsa i takon tokës së përmbytur, dhe personave të evakuar, të shtëpive të rrethuara nga uji apo shtëpive të përmbytura dhe ka paraqitur nevojat më emergjente për menaxhimin e kësaj situate.

Pyetjes se cilat ishin kërkesat më emergjente të qeverisë shqiptare, Haxhinasto iu përgjigj duke thënë se kërkesat më emergjente për momentin janë varkat e vogla për shpërndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekësore, por gjithashtu dhe gjithçka tjetër që bën të mundur strehimin dhe kalimin normal të kësaj situate të vështirë që mund të jenë çadrat apo pajisjet e tjera.

Në lidhje me ndihmat dhe kontributet që priten, Haxhinasto tha se ato do të vijnë nga vendet anëtare të NATO-s, kryesisht në nivelin bilateral.

a.k/NOA

{youtube}gG5zkcRwg6M{/youtube}

KOMENTE