Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Shteti 24 orë në 24 në ndihmë të banorëve të përmbytur
English

Topalli: Shteti 24 orë në 24 në ndihmë të banorëve të përmbytur

Shkodër, 5 dhjetor, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjendet në zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës, ku po ndjek situatën orë pas ore.

Në një prononcim për mediat ajo deklaroi se situata mbetet e vështirë, ndërkohë, apeloi sërish që banorët t’i përgjigjen thirrjes për evakuim, si zgjidhja e domosdoshme në këtë situatë të vështirë përmbytjesh.

Zonja Topalli në këtë kontekst emergjence kur shteti ndodhet në këmbë dhe tërë kabineti qeveritar është në veri të vendit, falenderoi edhe forcat e ushtrisë për operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

Gjatë intervistës Kryetarja e Kuvendit siguroi se strukturat e shtetit janë në gatishmëri 24 orë në 24 në përballimin e situatës, me masa të jashtëzakonshme.

Pyetje: Zonja Kryetare si paraqitet situata?

Situata vazhdon të jetë e vështirë, janë rreth 14 mijë hektarë toke të cila janë në ujë, janë 12 mijë njerëz, të cilët janë të evakuar dhe vazhdojnë pa u ndalur operacionet me helikopterë, të cilët veçanërisht shkojnë në zonat e Dajçit, Trushit, për të evakuar banorët e fundit. Vazhdon ndihma nëpërmjet mjeteve motorike, lundruese, për t'u ardhur në ndihmë banorëve, qoftë në lagjet periferike të qytetit, qoftë në komunat, të cilat vazhdojnë të jenë nën ujë.

Natyrisht, kjo situatë do të zgjasë disa ditë, sepse sipërfaqja nën ujë është jashtëzakonisht e madhe; prurjet janë vazhdimisht të mëdha e janë në rritje.
Pavarësisht se sot nuk ka reshje, garancia për këtë, nuk është për një periudhë të gjatë kohore.

Unë falënderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre dhe i ftoj ata të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Shtabin e Emergjencave Civile, që operacionet të bëhen dhe më efektivë.

Dua të falenderoj Shtabin e Emergjencave Civile, i cili edhe në këto momente është duke programuar të gjitha operacionet, makineritë; forcat e policisë, që janë në dispozicion, në 24 orë në 24.

Dhe siç e keni ndjekur dhe ju, po punohet me një plan pune të përcaktuar, për të transportuar dhe për të çuar në lagjet e përmbytura, ushqime, ujë, ilaçe dhe çdo gjë tjetër, për të cilat banorët kanë nevojë.

Pyetje: Cilat janë zonat më kritike?

Unë besoj se vazhdojnë të jenë, Dajçi, Trushi, Oboti, Bërdica, Guri i Zi.

Unë sapo kam bërë një inspektim dhe sipërfaja nën ujë është jashtëzakonisht e madhe, është një situatë e vështirë, që kërkon një plan të rëndësishëm bazal, kundër prurjes së ujërave, shpërthimit të përrenjve, të lumenjve, që derdhen në bazenin e Shkodrës.

Faza e parë ka filluar në vitin e kaluar dhe projekti është i ndarë në tri faza.

Natyrisht që kërkon investime të mëdha, kërkohen financime të mëdha.

Së shpejti fillon faza e dytë dhe unë mendoj që për një periudhë relativisht të shkurtër, do të ketë investime të tjera përveç atyre, që janë bërë vitin e shkuar.

Pyetje: Zonja Topalli ka plane konkrete për këtë fazë, për investimet që do të bëhen?
Ka filluar faza e dytë dhe pritet që së shpejti të nisin punimet për një fazë të tretë. Pyetje: Zonja Kryetare, ka patur grabitje në Shkodër në shtëpitë e braktisura, a janë marrë masa për ruajtjen e tyre, pasi shumë banorë jetojnë në to, me frikën e ujit?

Është e natyrshme, uji është gjithmonë i frikshëm dhe unë i kuptoj banorët dhe i falenderoj për gjakftohtësinë e tyre.

Falenderoj forcat e ushtrisë për bashkëpunimin, për punën që kanë bërë në të gjitha lagjet periferike të qytetit, që janë nën ujë. Ata janë të pranishëm në të gjitha ato zona dhe komuna, ku situata është kritike.

Pyetje: Keni kërkuar ndihmën e NATO-s, për ç’farë ka nevojë më shumë sot Shkodra dhe Shqipëria?

Është kërkuar ndihma e NATO-s, por në fakt janë përgjigjur dhe shtete të tjera, jashtë strukturave, për të cilat ju flisni.

Kanë arritur helikopterë me kapacitete të mëdha, që të lehtësojnë dhe punën e ushtrisë shqiptare edhe punën e policisë, për të mbështetur banorët që janë në vështirësi.

mit/NOA
KOMENTE