Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulet niveli i ujit, tashmë e kalueshme rruga Vlorë-Selenicë
English

Ulet niveli i ujit, tashmë e kalueshme rruga Vlorë-Selenicë

Vlorë, 5 dhjetor, NOA – Si pasojë e uljes së nivelit të ujit në rrugë, është tashmë prej mëse një ore e kalueshme rruga Vlorë-Selenicë.

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se prej orës 16:20 aksi Vlorë-Selenicë, është tashmë i kalueshëm për makinat.

Rruga Vlorë-Selenicë ishte bllokuar pasi në vendin Bishti i Malit, lumi Vjosë kishte dalë nga shtrati mbrëmjen e shkuar si pasojë e tejfryrjes nga reshjet duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë zonë.

Më herët u hap edhe rruga berat-Poliçan mesditën e sotme, e cila ishte bllokuar si pasojë e shkarjes së skarpatës mbi rrugë.

Kjo rrugë u zhbllokua në një kohë të shpejtë nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, pasi ajo është e vetmja rrugë që lidh Skraparin me Beratin e pjesën tjetër të vendit.

i.t/NOA

Përmbytjet, raportim minutë pas minute
KOMENTE