Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vaksina e meningjitit, shpresë për Afrikën
English

Vaksina e meningjitit, shpresë për Afrikën

Për më shumë se një shekull, epidemia e meningjitit në Afrikë ka marrë shumë jetë. Por, të hënën do të nisë vaksinimi i dhjetëra miliona afrikanëve me vaksinën e re – për të cilën shkencëtarët shpresojnë se do të jetë fillimi i shkatërrimit të kësaj epidemie.

Fushata e vaksinimit do të zgjerohet nga Senegali perëndimor deri te Etiopia në lindje. E gjithë kjo ka për qëllim vënien nën kontroll të sëmundjes, por, mbi të gjitha, shpëtimin e 150 mijë jetëve në këtë kontinent deri në vitin 2015.

Për t’u arritur ky synim, zyrtarët shëndetësorë thonë se nevojiten qindra miliona dollarë. Megjithatë, vetë vaksina e meningjitit mbetet një moment historik në zhvillimin e vaksinave kundër sëmundjeve që prekin vendet e varfra.

Në dy dekadat e kaluara, në Afrikë janë regjistruar mbi një milion raste të prekura me meningjit. Zbulimi i fundit bën efekt kundër grupit A të meningjitit, i cili afekton 8 në 10 raste. Një dozë e tij kushton më pak se 50 cent.

“Kjo është e mrekullueshme”, tha Gregori Poland, udhëheqës i hulumtimeve në Klinikën Mayo të Minesotës, kur dëgjoi për koston e vaksinës.

Bill Gejts, fondacioni i të cilit financoi në masë të madhe përpjekjet për zbulim, bëri një ndërlidhje të vaksinës së fundit me ato të fruthit, lisë dhe poliomielitit.

“Të gjitha ato ishin krijuar për shkak se sëmureshin njerëzit e pasur. Kjo është vaksina e parë për një vend ku nuk ka treg të pasur dhe ajo duhet të jetë me një çmim të ulët”, tha ai.

Vaksina e meningjitit është prodhuar nga Instituti Serum i Indisë dhe është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga kompanitë farmaceutike në Amerikë dhe Evropë.

“Ta bësh këtë jashtë farmacive dhe ta zhvillosh në mënyrë eksplicite për botën në zhvillim – është një gjë mjaft inovative”, tha Uilliam Shafner, udhëheqës i departamentit të mjekësisë preventive në Shkollën Vanderbilt.

Por, ky model i zhvillimit nuk do të bëjë punë në krijimin e vaksinave kundër sëmundjeve më komplekse, si SIDA apo malaria, meqë, sipas ekspertëve, ka ende nevojë për përparime shkencore. Ndërsa tani, studiuesit po punojnë për prodhimin e vaksinave kundër kolerës, pneumonisë dhe sëmundjeve të diarresë.

Vaksinimi kundër meningjitit do të nisë të hënën në Burkina Faso dhe do të vazhdojë në Mali dhe Nigeri gjatë këtij muaji. Ekspertët e shëndetit publik tërheqin vërejtjen se vaksina nuk duhet të mbivlerësohet. Ajo nuk do ta zhdukë sëmundjen, porse do të jetë e efektshme vetëm kundër grupit A – që është më i përhapuri në mesin e popullit afrikan.

Në muajin qershor, pas pesë vjet hulumtimesh klinike në Afrikën Perëndimore dhe në Indi, Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi përdorimin e vaksinës në një shkallë të gjerë.

Shtytja për të zbuluar një vaksinë efektive kundër meningjitit, filloi pas epidemisë së vitit 1996 dhe 1997, e cila preku mbi një çerek milioni afrikanë.

Në këtë periudhë humbën jetën mbi 25 mijë njerëz, ndërsa 50 mijë sosh ngelën me aftësi të kufizuara. Riçard Adegbola ishte hulumtues mjekësor atë kohë në Gambia. “Ishte kaos”, thotë ai, teksa përshkruan spitalet e atyre viteve.

Temperatura, ethet dhe dhimbja e kokës janë simptome të meningjitit. Brenda një ose dy ditësh, një ndër dhjetë persona të infektuar humb jetën. Rreth një e pesta e të prekurve vuajnë nga aftësitë e kufizuara, si: paraliza, vonesa mendore dhe epilepsia.

“New York Times"
KOMENTE