English

Banorët e Fushë-Krujës në protestë: Duam dëmshpërblim

Fushë-Krujë, 6 dhjetor, NOA – Banorët e Fushë-Krujës kanë dalë sot në protestë, duke ngritur zërin para autoriteteve vendore mbi dëmshpërblimin që pretendojnë se u takon pas përmbytjeve që pësuan ditët e fundit.

Ata kanë bllokuar rrugën tek ura e Zezë në qendër të qytetit, ndërsa në vendngjarje mësohet se ka qenë dhe prefekti i Durrësit, Alizoti, për të bashkëbiseduar me ta.

Kjo gjë ka ndodhur edhe pse niveli i ujit tashmë ka rënë dhe Fushë-Kruja u cilësua që dy ditë më parë si e dalë jashtë hartës së përmbytjes.

n.e/NOA

KOMENTE