Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gafurr Adili: Të bojkotohen zgjedhjet në Kosovë
English

Gafurr Adili: Të bojkotohen zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 6 dhjetor, NOA - Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) në Kosovë, do t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme), që do të mbahen më 12 dhjetor.

Më pas, kjo forcë politike do të organizojë protesta mbarë-popullore kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd, për të vazhduar më tej edhe me organizimin e referendumit mbarë-kombëtar për ribashkimin shqiptar.

Një fakt të tillë e bën me dije kreu i FDBK-së, Gafurr Adili, sipas të cilit, krizën institucionale në Kosovë e shkaktuan të huajt, vetëm e vetëm që ta riparojnë defektin e zgjedhjeve të vitit 2007.

“Skenaristët e huaj, në bashkëpunim edhe me aktorët e tyre shqipfolës të Prishtinës, synojnë që Kosovën shumë shpejt ta rifusin në bisedime me Serbinë, dhe gjithashtu popullin shqiptar të Kosovës edhe ta mashtrojnë, siç e kanë mashtruar deri me tani, se gjoja bisedimet e radhës me Serbinë do të jenë vetëm bisedime teknike, por që në fakt mbi të gjitha do të jenë bisedime politike, ku pala shqiptare e Prishtinës edhe kësaj radhe do të bëjë kompromise (lëshime) edhe më të mëdha dhe edhe më të dhimbshme, se sa ka bërë në bisedimet e kaluara në Vjenë, ku nga Prishtina u pranua "Pakoja e Ahtisaarit", "Pako..." kjo që asnjëherë nuk u pranua nga Beogradi”, citon më tej Gafurr Adili.

Duke përfunduar se “përmes këtij veprimi qytetar, demokratik dhe mbi të gjitha edhe kombëtar, kur të fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe të gjitha organizatat patriotike në Kosovë, do të kenë mundësinë dhe të drejtën legjitime që të mos i njohin këto bisedime dhe as edhe kompromiset (lëshimet) e dhimbshme të Prishtinës ndaj Beogradit”.

n.e/NOA

KOMENTE