Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania: Nuk kemi më nerva, do rikthejmë Markën – monedhën tonë
English

Gjermania: Nuk kemi më nerva, do rikthejmë Markën – monedhën tonë

Berlin, 6 dhjetor, NOA - Gjermania mund të tërhiqet nga Eurozona dhe të rikthejë monedhën e saj të dikurshme kombëtare, markën, një paralajmërim ky i cituar nga vetë kancelarja e këtij vendi, Angela Merkel.

Duket se Gjermania nuk ka më nerva të durojë krizat e njëpasnjëshme të vendeve të ndryshme të Eurozonës, siç janë Greqia dhe së fundmi Irlanda, duke paguar shuma të mëdha miliardëshe që ato të marrin veten.

Konkretisht, kancelarja gjermane paralajmëroi se në rast se nuk ka zgjidhje afatgjate për krizat financiare tek vendet anëtare që mund të paraqiten në të ardhmen, atëherë Gjermania e saj do të tërhiqet nga Eurozona dhe do të rikthejë në treg monedhën e saj kombëtare, markën.

“Në rast se Eurozona do të shndërrohej në një klub të tillë, atëherë Gjermania mund të tërhiqet”, ka qenë përgjigja e fundit e kancelares gjermane.

Një reagim i tillë i saj, duket se i ka lënë të shtangur vendet anëtare të Eurozonës, të cilat mbështesin një forcë të madhe tek fuqia monetare e Gjermanisë.

n.e/NOA

KOMENTE