Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Transporteve: Ja rrugët e bllokuara në gjithë vendin
English

Ministria e Transporteve: Ja rrugët e bllokuara në gjithë vendin

Tiranë, 6 dhjetor, NOA - Situata në rrugët e vendit duket e se është përmirësuar pas problemve që sollën reshjet e shumta gjatë fundjavës. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se ka një përmirësim të gjendjes së akseve rrugore në pjesën Veriore, Qendrore dhe Lindore të vendit.

Megjithatë ende mbeten problematike disa akse në Qarkun e Shkodrës. Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve njofton se situata e rrugëve paraqitet si më poshtë:

Segmenti tek Harku u Bërdicës është i kalueshëm.

Hyrja për në Shkodër, për mjetet e vogla dhe të mesme bëhet nga një rrugë sipër kalasë, është vendosur sinjalistika përkatëse që tregon këtë rrugë.

Shkodër deri tek kthesa e Tamarës i kalueshëm.

Kthesa e Tamarës - Dogana Hani i Hotit i bllokuar.

Rruga për Shirokë është e bllokuar.

Aksi Shëngjin - Kunë 1.2 km i bllokuar.

Aksi Milot - Rubik i kalueshëm.

Aksi rrugor Qafë Mali - Fierzë i kalueshëm.

Ura e Fierzës e kalueshme.

Aksi Bajram Curri - Fierzë me një kalim.

Segmenti ura e Bujanit – Fierzë e kalueshme.

Segmenti Bujan - Sopot e kalueshme.

Aksi Kukës - Krumë i kalueshëm.

Aksi Kukës - Shishtavec i kalueshëm.

Akset e në drejtim të Burrelit.

-Nga nyja asfaltit në Ulëz rruga është e kalueshme.

- Nga Ulza deri tek ura Skurajt në vende të ndryshme me një kalim.

-Ura Çerenecit me një kalim.

Aksi rrugor Lushnjë –Fier është bërë i kalueshme për mjetet e larta, trafiku për mjetet e vogla nga aksi i vjetër .

Të gjitha akset e rajonit Korçë të kalueshme për trafikun.

Të gjitha akset e rajonit Gjirokastër të kalueshme për trafikun.

a.k/NOA

KOMENTE