Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 6 Dhjetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 6 Dhjetor 2010

Tiranë, 6 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme sërish situatën në veri të vendit, ku përmbytjet mbajnë ende të kërcënuar Shkodrën, megjithë përmirësimet e motit. Argument ky që shoqërohet me deklaratat e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryesocialistit Edi Rama.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Basha, kandidat për Tiranën”, i cili citon faktin sesi ministri i Brendshëm është caktuar si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

“Kreu i Kushtetueses: Mes gjykatës dhe politikës”, është një artikull që citon një deklaratë të bërë nga kreu i Gjykatës Kushtetuese.

“Shqipëria nën ujë/ Shkodra në kaos, për ndarjen e ushqimeve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Përmbytjet/ Ulen shkarkimet nga HEC-et, bie niveli i uji”, i cili tregon detajet më të fundit nga veriu i vendit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kastriot Islami: Protesta e Edi Ramës për rrëzimin e qeverisë gjatë ditëve të përmbytjeve, e gabuar”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘sociale’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Intervista/ Dekani i Mjekësisë: Po plotësojmë kushtet e studentëve”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Nga Belina Budini/ Uikiliks, edhe si leksion”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Shkarkohet drejtoresha e Gjeografisë Ushtarake”, i cili tregon sesi u shkarkua Miranda Zekaj, pak para zhvillimit të negociatave me Greqinë, për Paktin Detar.

“Intervista/ Myftiu i Shkodrës: S’është çmendur moti, por njerëzit”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar një interviste të Myftiut të Shkodrës.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Jozefina Topalli: Kryetari i Partisë Socialiste, katil”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE dhe NATO nuk përgjigjen”, i cili tregon mosreagimin e të huajve pas kërkesës për ndihmë të bërë nga ministrat Imami dhe Haxhinasto.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin Ndërsa çështja e paktit detar, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Intervista/ Taulant Balla: Berisha nuk po i përgjigjet Komisionit Evropian”.

“Situata në Shkodër, lufta për mbijetesë në fshatrat e zhdukur nga harta” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë lidhur me përmbytjet.

Kurse “Biznesmenët mohojnë kërcënimet nga Dritan Dajti” tregon detaje të reja mbi çështjen “Dajti”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Përmbytjet në Shkodër, Topalli: Rama, je katil”, i cili i referohet deklaratave të djeshme të bëra nga Shkodra e përmbytur prej kryeparlamentares, në adresë të kryesocialistit Edi Rama.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete, sërish me argumentin e përmbytjeve është edhe ai me titullin “Shiu pushon, Venecia vazhdon”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ka shkuar të kërkojë paratë e klientit borxh por ka mbetur i vrarë”.

Ndërsa në rubrikën “Koha Tjetër” do të lexoni artikujt me titujt “5 këshilla vetëm për meshkujt”, “Vajzat, dashuria arrin kur nuk e kërkon” dhe “5 gjërat që nuk thuhen në Facebook”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 6 dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE