Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i opozitës: Shqipëria po kthehet në moçal, të ndryshojmë rrënjësisht buxhetin 2011
English

Shefi i opozitës: Shqipëria po kthehet në moçal, të ndryshojmë rrënjësisht buxhetin 2011

Durrës, 6 dhjetor, NOA, Update – Duke risjellë në vëmendje Shqipërinë e kohëve të shkuara kur ende nuk ishin ndërtuar rrugët dhe pjesë të ndryshme të saj ishin moçalishte, kryetari i opozitës Edi Rama nga qyteti i Durrësit i ka bërë thirrje qeverisë t’i japë zgjidhje situatës së përmbytjeve pasi është e patolerueshme që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

“Këtu gjithë Shqipëria po kthehet në moçal. Gjithandej po dalin prapë kënetat. Këtu nuk është çështja e një shtëpie, këtu janë me mijëra dhe me dhjetëra mijëra shtëpi sa në Shkodër, sa këtu në Durrës, sa poshtë në Vlorë e në Fier, sa në Maliq të Korçës, po kthehet prapë Shqipëria në moçal. Kjo është një çështje që duhet ta trajtojë e duhet ta zgjidhi shteti”, tha Rama.

Gjatë vizitave në zonat e përmbytura nga uji në qytetin e Durrësit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi që të rikthehet në kuvend buxheti i vitit 2011, i miratuar të enjten e shkuar, duke theksuar se ky buxhet duhet ndryshuar rrënjësisht për të ndërmarrë një operacion radikal anti-përmbytje dhe për të ndaluar moçalizimin e vendit.

“Shteti nuk mund ta zgjidhë këtë punë në qoftë se qeveria nuk e ndryshon 100% buxhetin për vitin e ardhshëm. Ne duhet të ndryshojmë 100% buxhetin”, tha rama duke theksuar se ky buxhet duhet t’i përkushtohet investimeve për vënien në punë të të gjitha kanaleve, për të rregulluar shtretërit e lumenjve, që sipas tij janë sakatuar dhe shkatërruar.

Shefi i PS-së, Rama, i cili prej tri ditësh ka dalë në terren në zonat e përmbytura duke u takuar me banorët të cilët janë dëmtuar nga përmbytjet e shtëpive e bizneseve, tha uji në vend se të ishte pasuri e burim zhvillimi sikundër e kanë shumë vende të botës që nuk kanë kaq shumë burime uji, ai është kthyer në një fatkeqësi për Shqipërinë.

“Nuk ka bërë vaki të përmbytet kështu dhe përmbytjet vazhdojnë e vazhdojnë dhe do vazhdojnë të përsëriten gjithmonë e më të mëdha në qoftë se nuk vihet dorë urgjentisht. Ky është moment kulminant. Po kaloi dhe ky moment pa vënë dorë dhe po të vazhdohet me arna sa të kalojmë këtë radhë dhe pastaj shohim radhës tjetër do bëhet e pakontrollueshme”, apeloi Rama.

Gjatë takimit disa banorë i rrëfyen kreut të opozitës për dëmtimet që kanë pësuar që sipas tyre vijnë edhe për shkak se prej 20 vjetësh nuk është vënë dorë në pastrimin e kanaleve.

“Nuk vë njeri dorë. S’kemi lënë zyrë pa trokitur dhe nuk vë njeri dorë. Është e vetmja lagje që nuk është vënë dorë. Mua më ka hyr uji një metër, më është çarë shtëpia komplet. Për të marrë votat vijnë të gjithë me vrap, për gjerat e tjera asnjë”, theksuan banorët e zonave të përmbytura në Durrës.

mit/NOA
KOMENTE