English

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, 10 të arrestuar për drogë

Firence, 6 dhjetor, NOA – Një operacion i policisë italiane ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 10 shqiptarëve në Itali. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se gjatë orëve të para të mëngjesit forcat e policisë në Firence kanë shkatërruar një bandë që merrej me shpërndarjen e drogës.

Operacioni i koduar “Face Off”, kishte kohë që kishe nisur në rrethinat e Firences dhe në provincën e Pratos.

Ndërkohë që dje është bërë goditja finale. Prokuroria e Firences ka lëshuar 26 urdhër arreste, 10 prej të cilave për shtetas shqiptarë.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 10 shqiptarëve që kanë rënë në prangat e karabinierëve.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë shpërndarje droge dhe trafiqe të tjera të paligjshme.

Sipas policisë banda ishte organizuar në mënyrë të tillë sa që shtëpitë e tyre ishin bërë baza të sigurta për emigrantët pa dokumente dhe ata siguronin drogën për një numër të madh njerëzish.

a.k/NOA

KOMENTE