English

Biodiversiteti, pakësimi i specieve shtazore rrit transmetimin e sëmundjeve te njerëzit

Nju Jork, 8 Dhjetor, NOA- Dëmtimi i natyrës, dëmton vetë jetën njerëzore. Humbja e biodiversitetit çon në rritjen e patogjeneve: baktereve, viruseve dhe kërpudhave.

Kjo është ajo çka thuhet nga një kërkim i Bard College (Annandale, New York), në bashkëpunim me Fondacionin Kombëtar të Shkencës, National Institutes of Health , (Instituti Kombëtar i Shëndetit) Ecology of Infectious Diseases (Ekologjia e Sëmundjeve Infektive).

Ekspertët shpjegojnë: “Humbja e biodiversitetit ka tendencë të rrisë transmetimin sëmundjeve infektive. Agjentët patogjenë, pa kundërshtarë e kanë më të lehtë, të bombardojnë njerëzit , vetëm barriera natyrore, i dobëson ata". Në thelb, speciet shtazore që kanë aftësinë për të tërhequr çdo lloj virusi janë në rrezik të zhduken.

Duke analizuar disa hulumtime të vitit 2005, studiuesit kanë vërejtur një lidhje reciproke në mes humbjes së disa ekosistemeve, dhe si pasojë disa lloje speciesh, dhe përhapjes në rritje të sëmundjeve infektive të shkaktuara nga bakteret, viruset dhe kërpudhat vazhdimisht në rritje.
Shkencëtarët besojnë se është e nevojshme mbrojtja e mjedisit dhe krijesave që banojnë në të, ndaj ngulmojnë me forcë për ruajtjen e këtyre barrierave natyrore kundër sëmundjeve.

Sot, situata nuk është aspak inkurajuese. Statistikat globale tregojnë një humbje të biodiversitetit të rritur në mënyrë eksponenciale që nga viti 1950. Normat aktuale të zhdukjes janë 100 deri 1000 herë më të larta se në të kaluarën, por shqetësimi më i madh është se tendenca shkon drejt një përkeqësimi dramatik.

Dr. Felicia Keesing, koordinatore e studimit thotë: "Ashtu si përpiqemi të gjejmë një ilaç për të mbrojtur shëndetin e njerëzve duhet të punojmë dhe për gjetjen e efektit mbrojtës të biodiversitetit dhe duhet të jetë e qartë se ne kemi nevojë për të zbatuar politika të caktuara që ta ruajmë atë".

a.e./NOA

KOMENTE