English

CEZ: Mungon energjia elektrike në Tiranë, ja zonat

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Si rrjedhojë e një avarie, në një nga linjat e tensionit të mesëm 20 kv në Tiranë, rreth orës 08:40 të ditës së sotme, aktualisht mungon energjia elektrike në disa zona.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të kompanisë CEZ Shpërndarje, sipas të cilave zonat ku aktualisht mungon energjia në Tiranë, janë konkretisht:

Zona rreth Rrugës së Elbasanit, zona rreth Piramidës, një pjesë në zonën Ali Demi, si dhe një pjesë rreth zonës së ish-Bllokut.

“CEZ Shpërndarje po punon për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa do njoftojë në vazhdimësi për riparimin e defektit”, përfundon njoftimi i CEZ Shpërndarje.

n.e/NOA

KOMENTE